Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Koshta vizitoi Tiranën
“Javën e shkuar, ne e pamë ecurinë e Shqipërisë dhe i ka përmbushur piketat e ndërmjetme për grupkapitullin e parë të çështjeve themelore. Shtete anëtarë kanë kuptuar dhe kanë vlerësuar angazhimin e Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE. Ky është fillimi i një faze impenjative. Këto reforma, më shumë se sa kushte, janë zgjedhje nga ana juaj për të ndërtuar institucione të forta demokratike, angazhim për ruajtjen e një pushteti gjyqësor të pavarur, janë themelore. Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, deklaroi Antonio Koshta, President i Këshillit Evropian./Alsat.mk.








