Presidenti slloven në Kosovë: Nuk pajtohem me idenë e ndryshimit të kufijve

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor hodhi poshtë pretendimet se ai qëndron pas dokumenteve “non-paper” që propozojnë ndryshime të kufijve në Ballkan. Non-paper që është publikuar në muajin prill, pretendohet të jetë hartuar nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, por Pahor, tha gjatë një vizite në Kosovë se ka qëndrim plotësisht të kundërt me ato që propozohen në dokument.

- Advertisements -

“Nuk pajtohem aspak me propozimet për ndryshimin e kufijve te non papers. Qëndrimi im lidhur me këtë është plotësisht i kundërt; pra që të mos bisedohet për alternativa të tilla. Unë dëshiroj të bind bashkëbiseduesit në BE dhe në Ballkan që të fillohet me procesin e zgjerimit dhe procesin e reformave. Kjo është një domosdoshmëri historike”.

Pahor shtoi se BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe ta shohë Ballkanin Perëndimor si të tërë.

Ndërkohë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani konfirmoi se Kosova do të jetë pjesë e dialogut me Serbinë, gjithnjë duke e pasur parasysh që “statusi i Kosovës është përcaktuar njëherë e përgjithmonë më 17 shkurt 2008.

“Kosova do të jetë pjesë e dialogut duke pasur parasysh që statusi i Kosovës është përcaktuar njëherë e përgjithmonë me 17 shkurt 2008. Kosova do të ulet në tavolinë për të trajtuar çështje që kanë rëndësi për popullin tonë, siç është çështja e personave të zhdukur”.

Në 17 maj, do të jetë organizatore e samitit të presidentëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, i njohur si Procesi i Bërdo-Brioni.

Bërdo-Brioni është një nismë e presidentëve të Sllovenisë dhe të Kroacisë, si dy shtete anëtare të BE-së, i cili synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe nxitjen e dialogut politik ndërmjet rajonit të Ballkanit dhe BE-së.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button