Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, theksoi se rendi botëror nuk ekziston dhe nuk do të kthehet më
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, theksoi se rendi botëror nuk ekziston dhe nuk do të kthehet më
“Europa nuk mund të jetë më një kujdestare e rendit të vjetër botëror, sepse bëhet fjalë për një botë që ka ikur dhe nuk do të kthehet më. Ne gjithmonë do ta mbrojmë dhe mbështesim sistemin e bazuar në rregulla që ndihmuam të ndërtohej me aleatët tanë, por nuk mund të mbështetemi më tek ai si e vetmja mënyrë për të mbrojtur interesat tona.
Dua të jem e qartë, nuk duhet të derdhen lot për regjimin iranian. Ne duhet të jemi të përgatitur ta projektojmë fuqinë tonë në mënyrë më të vendosur. Europa do të qëndrojë gjithmonë me Ukrainën, pavarësisht se çfarë po ndodh diku tjetër. Ka pasur shumë debate për zgjerimin, se si ne i përmbushim detyrat në kohën e duhur në procesin e tij të bazuar në meritë.
Por është me rëndësi të madhe që ne të përgatitemi duke afruar Ballkanin Perëndimor, Moldavinë dhe Ukrainën me Unionin tonë, që tani. Zgjerimi nuk ka të bëjë me ideologjinë. Është një çështje interesi dhe sigurie të përbashkët europiane. Dhe ne duhet të jemi gati të përmbushim detyrat sapo të vijë koha,” deklaroi Ursula Von Der Lejen, Presidente e KE-së.








