Presidentja Siljanovsa kthen në vend 7 ambasadorë

Presidentja Siljanovsa kthen në vend 7 ambasadorë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka tërhequr shtatë ambasadorë. Në dekretet nuk përmenden arsyet pse janë tërhequr këta ambasadorë, ndërsa nuk ka sqarim as nga Kabineti i Siljanovskës. Bëhet fjalë për ambasadorë të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm në pesë vende dhe dy organizata. Në mesin e tyre është edhe ambasadori i Maqedonisë në NATO, Dane Taleski, i cili, sipas vendimit, do të qëndrojë ambasador deri më 15 janar 2025, ndërsa gjashtë të tjerëve mandati i përfundon më 30 nëntor të këtij viti.

Nga 1 dhjetori i përfundon mandati Teuta Agai Demjaha, shefe e misionit ekzistues të Maqedonisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Ndër ambasadorët e tjerë të tërhequr janë Danço Markovski nga Shqipëria, Maria Efremova nga Sleia e Shenjtë në Vatikan, Faton Beita nga Danimarka, Sali Limani nga Kazakistani dhe Shaban Jashari nga Katari. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button