Prezantohet një nga diamantet më të mëdhenj në botë

Prezantohet një nga diamantet më të mëdhenj në botë

Një diamant i verdhë, i madh, plot shkëlqim, që paraprakisht është vlerësuar në shumën 15 milionë dollarë, është zbuluar në Dubai nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s. Diamanti “Kanarina e artë” thuhet të jetë një nga diamantet e prerë më të mëdhenj në botë, me peshë 303.1 karat.

“Kanarina e artë” është shfaqur fillimisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, përpara se të nisë një tur botëror për t’iu prezantuar koleksionuesve dhe të apasionuarve pas gurëve të çmuar në Hong-Kong, Taipei dhe Gjenevë. Më pas, ai do të dalë në ankand në Nju-Jork më 7 dhjetor, ku pritet të shitet edhe mbi 51 milionë dollarë.

“Kanarina e Artë” është zbuluar në fillim të viteve ’80 në Republikën Demokratike të Kongos, nga një vogëlushe që po luante nën rrënojat e një shtëpie, që filloi më pas të luante me gurin e rrallë, për të cilin shumë më vonë u zbulua se ishte diamant. Përpara se t’i jepej forma përfundimtare që ka sot, guri peshonte 890 karat.

LEXO EDHE:

Back to top button