Prezantohet si polic, arrestohet prishtinasi

Një person në rrugën “Ibrahim Oruqi” në Prishtinë është prezantuar si zyrtar policor. Për çka gjatë së mërkurës është arrestuar nga policia.

Policia njofton se i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. “Ibrahim Oruqi”, Prishtinë 11.11.2020-03:10. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti derisa është ndaluar nga policia për legjitimim është prezantuar si zyrtar policor. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button