Princ Harry tregon arsyen pse qau vetëm një herë, pas vdekjes së Dianës

Princi Harry dha një intervistë me Tom Bradby për ITV sonte për të promovuar librin e tij të ri ‘Spare’. Ai flet për arsyen pse i mbajti përbrenda emocionet e tij pas vdekjes së nënës së tij, Princeshës Diana, në 1997.

Princi Harry pranoi se ai qau vetëm një herë, në funeralin e saj dhe përshkroi fajin që ndjeu duke parë turmat me njerëz që linin lule jashtë Pallatit Kensington.

“Kam qarë një herë, në funeralin, dhe ju e dini se po hyj në detaje se sa e çuditshme ishte dhe sa ndjeva në fakt njëfarë faji. Unë mendoj se Uilliam ndjeu të njëjtën gjë, duke ecur rreth Pallatit Kensington, “tha ai.

“Ishin 50.000 buqeta me lule për nënën tonë dhe ata më shtrëngonin duart, duke buzëqeshur… Dhe duart e lagura që dridheshin, nuk mund të dallonim pse ishin njomur, por ishte nga lotët që po fshinim,” shtoi Harry.

“Të gjithë besuan dhe ndjenë se e njihnin nënën tonë dhe dy njerëzit më të afërt me të, dy njerëzit që ajo donte më shumë, nuk ishin në gjendje të tregonin asnjë emocion në atë moment”, tha Princi Harry.

LEXO EDHE:

Back to top button