Prishja e paralajmëruar e anijes në lumin Vardar për momentin është suspenduar

Anija e lumturisë do të mund të punojë përkohësisht. Më pak se një muaj pasi kryetari i Shkupit Petre Shilegov njoftoi prishjen e saj, gjykata solli masë të përkohshme për të ndaluar prishjen. Sipas informacioneve nga Alsat, masa e përkohshme është e vlefshme për sa kohë që zgjat procesi gjyqësor në gjykatën civile ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjes “Servis” që e menaxhon anijen. Menaxheri i “Servis” nuk donte ta komentonte vendimin e gjykatës. Ky vendim u apelua nga Qyteti i Shkupit, por burimet e gjykatës thonë se për ankesën nuk është paguar taksë administrative. Megjithatë, kjo nuk i ndalon të paraqesin ankesë të re duke kërkuar të vazhdojnë me prishjen e anijes.

Nga anija nuk është lëvizur as edhe një dërrasë. Atë duhej ta hiqte Ndërmarrja Publike “Rrugë dhe Rrugica”. Ata i nxorën vetëm orenditë. Qyteti i Shkupit e zgjidhi kontratën me kompaninë “Servis” e cila menaxhon anijen për shkak të tre qirave të papaguara, të cilat u paguan në arkën e qytetit pas përfundimit të kontratës. Nga kompania justifikohen se nuk kanë bërë pagesë për shkak të pandemisë. Për këtë ka proces gjyqësor në gjykatën civile, i cili mund të zgjasë me muaj. Sidoqoftë, gjykata do ta ketë vendimin përfundimtar nëse kjo anije do të mbetet në lumin Vardar. Përndryshe, anija evidentohet si e huaj, në këtë rast investim bullgar dhe për rrënimin e saj u informua edhe ambasada e këtij vendi në Maqedoni. Ambasadës iu kërkua ta mbrojë investimin dhe të reagojë ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë për ta parandaluar rrënimin.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button