“COVID-19 s’është sëmundje profesionale”

Punëdhënësit nuk pajtohen plotësisht me sindikatat që kovid 19 të njihet si sëmundje profesionale, në mënyrë që të gjithë ata që janë të infektuar me virusin dhe që mungojnë në punë të paguhen 100 për qind. Sipas tyre, nuk është e drejtë që punëdhënësit të paguajnë pagë të plotë për të punësuarit në punë të caktuara, ku punonjësi me siguri nuk është infektuar, kështu që duhet të përcaktohet qartë se për cilat vende pune, punëdhënësi do të jetë i detyruar të paguajë pagën në tërësi.

“…duhet të bëhet analizë se cilat janë vendet e punës që mund të konsiderohen, për shembull, punonjësit shëndetësorë mund të vendosen me të drejtë, sepse “ai është i ekspozuar, por venet tjera të punës në të cilat ai punon, për shembull në bujqësi, ai sigurisht nuk është infektuar në fushë, por në shtëpi duke u shoqëruar me disa njerëz të tjerë- deklaroi Angel Dimitrov – Organizata E Punëdhënësve.

 Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, nuk dëshironte të komentonte mbi propozimin e sindikatës, sepse ende nuk e kanë pranuar zyrtarisht atë në Qeveri.

 “Ne e kemi dëgjuar kërkesën nga Lidhja e Sindikatave, por ende nuk e kemi marrë zyrtarisht si propozim, por sigurisht që do ta konsiderojmë si të gjitha çështjet e tjera, që diskutojmë në këshillin socio-ekonomik, ose në mënyrë bilaterale me sindikatat dhe organizata e punëdhënësve- tha Fatmir Bytyqi- Zëvendës Kryeministër për çështjet ekonomike.

 Nisma e propozuar e Lidhjes së Sindikatave u referohet punonjësve nga sektori publik dhe ai privat, që janë në izolim ose vetë-izolim, dhe mungojnë në punë dhe duhet të paguhen plotësisht. Arsyeja e këtij propozimi është situata e vështirë e punëtorëve për shkak të krizës shëndetësore-ekonomike, të shkaktuar nga kovid 19.

Andrea Cobanova

LEXO EDHE:

Back to top button