Prishtinë, dyshohet se një grua është dhunuar për pesë ditë nga disa meshkuj

Një grua ka raportuar në polici se një i dyshuar pa dëshirën e saj e kishte dërguar në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë, ku më pas ishte dhunuar edhe nga katër persona tjerë. Sipas saj, të dyshuarit e kishin detyruar të konsumonte edhe substanca narkotike, nga data 30 prill deri më 5 maj.

“Prishtinë, 30.04.2021/05.05.2021. Ankuesja femër kosovare është paraqitur në stacion të policisë dhe ka raportuar se më datë 30.04.2021 e kishte takuar të dyshuarin, i cili pa dëshirën e saj e kishte dërguar atë në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë dhe së bashku me katër persona të tjerë meshkuj dyshohet se e kishte dhunuar dhe kishte detyruar të konsumonte substanca narkotike deri më datë 05.05.2021. Me urdhër të prokurorit kujdestar është inicuar rasti dhe është duke u hetuar”, njoftojnë nga Policia e Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button