Pritet kthimi i udhëtarëve dhe të vdekurve nga Kroacia

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, tha udhëtarët që kanë shpëtuar nga aksidenti do të kthen të martën në Kosovë me transport të linjës ajrore. Arritja e tyre në Kosovës, sipas Sveçlës, pritet pas orës 22:00.

Sveçla tha për Radion Evropa e Lirë se gjatë natës të së martës, pritet që në Kosovë të arrijnë trupat e viktimave. Por, ai shtoi se nuk dihet ora e saktë se kur trupat do të arrijnë, për shkak të autopsisë që po kryejnë autoritetet kroate.

Viktimat do të kthehen përmes transportit rrugor, shtoi Sveçla.

Radio Evropa e Lirë merr vesh se transporti i viktimave të këtij aksidenti do të bëhet përmes Malit të Zi dhe jo Serbisë, pasi kjo e fundit nuk po e njeh dokumentacionin për këtë rast. Një kompani private do të bëjë transportimin e dhjetë kufomave nga Kroacia në Kosovë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button