Pritjet e deputetëve para hyrjes në kuvend shumica optimiste, opozita kritikuese
Pritjet e deputetëve para hyrjes në kuvend shumica optimiste, opozita kritikuese

Gazetar : Adnan Qaili
Para se të fillojë seanca e Kuvendit, deputetët u kujdesën që të sigurojnë një vend për të parkuar veturat e tyre. Derisa deputetët e mazhorancës presin epilog pozitiv të seancës për ndryshimet kushtetuese, deputetët e opozitës janë pesimistë.
Atmosferë e shtendosur dukej para fillimit të seancës në Kuvend. Deputetët hallin më të madh e kishin se ku ti parkojnë makinat. Disa kujdeseshin të vijnë me radhë që të kenë rastin të flasin para mediave. Pati mendime të ndryshme nga gjitha partitë politike lidhur me pritjet për ndryshimet kushtetuese.
Arta Bilalli-Zendeli, BDI
“Në momente të këtilla gjithë duhet të jenë optimistë dhe nuk guxojmë ta humbim shpresën, pavarësisht a do të kemi sot numrat ose jo, ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në momentin e fundit.”
Izet Mexhiti, Lëvizja Demokratike “Mos të hyjmë në prognoza, sot është ditë e rëndësishme ku do të shohim. Sipas informatave ‘Frontin Evropian’ e kanë pasur vetëm për ta mbajtur gjallë qeverisjen, jo integrimet apo interesat strategjike të shtetit.”
Maja Moraçanin, PRD “Pres një debat konstruktiv siç i ka hije Kuvendit, por nuk pres që sot do të ketë votim, pos diskutimit.”
Në pyetjen nëse i kanë siguruar numrat për të kaluar ndryshimet kushtetuese, ata thanë se sot është parakusht që fillimisht ti sigurojnë numrat për nevojën e hapjes së Kushtetutës.
Mendu Thaçi, PDSH “Çfarë më pyesni mu për numra, pyetni Aliun.”
Dimitar Apasiev, Levica
“Asgjë, nuk pres asgjë! Nuk do të kaloj. Mund ta zvarrisin LSD pak dhe aq. Ne do të votojmë kundër por nuk do ta vënë në votim.”
Skënder Rexhepi, Deputet i pavarur
“Asgjë, nuk do të ketë ndryshim jashtë asaj që kemi thënë më herët. Fuqia politike nuk është për të pasur ndryshime kushtetuese, do të bëjmë tendencën tonë por nuk pres të ketë ndryshime kushtetuese.”
Disa ishin të mendimit që nëse nuk kalojnë ndryshimet do të ketë zgjedhje të parakohshme, por kjo nuk do të ishte zgjidhja e mirë për vendin, kurse disa të tjerë druajnë se këto zvarritje i konvenojnë Bullgarisë.
Halil Snopçe, ASH “VMRO është partia që e çon ujin në mullirin e Bullgarisë, që nëse ata angazhohen për mbrojtjen e identitetit maqedonas dhe nëse nuk i nisim negociatat për BE, mund të ketë një fluks më të madh të maqedonasve që do të marrin pasaporta bullgare.”
Arben Ziberi, BDI “Shpresoj se sot çdo deputet duhet ta mendoj mirë sepse kjo shanse nuk ofrohet çdo ditë dhe bëhet fjalë për të ardhmen e vendit tonë.”