“Probleme me frenat”, MPB me kontroll ndaj autobusëve – Ja sa parregullsi teknike janë konstatuar dje

Gazetar: Igor Stefanovski

Të gjithë autobusët në vend janë nën kontrollin e policisë. Ministria e Brendshme kontrollon nëse autobusët që udhëtojnë dhe transportojnë udhëtarë janë teknikisht në rregull, shkruan Alsat.

Vetëm ditën e djeshme, gjatë një kontrolli prej tre orësh, policia zbuloi 63 autobusë dhe furgona me defekte teknike.

Nga këto, 31 automjete kanë pasur frena me defekt, dy automjeteve nuk u ka funksionuar timoni si dihet.

Kontrollet ishin në Shkup, Ohër, Tetovë dhe Shtip. Ministria e Brendshme paralajmëroi sanksione për transportuesit që lëshojnë automjete me defekt në komunikacion.

“Janë konstatuar parregullsi të pajisjeve të kontrollit, aparateve ndaluese, parregullsi të pajisjeve të dritës dhe sinjaleve, kontrolle teknike periodike të kryera që janë të detyrueshme çdo gjashtë muaj, mungesë e pajisjeve të detyrueshme. Për parregullsitë e konstatuara, në pajtim me dispozitat ligjore, janë përgatitur urdhërpagesa për shoferëve ndërsa për personat juridik dhe ata përgjegjës, janë paraqitur kërkesa për ngritjen e procedurës kundërvajtëse”, thanë nga MPB.

Transportuesit privat i vlerësojnë si ndërhyrje në punë kontrollet e MPB-së, pasi siç thonë nga shoqata e transportuesve privat “Slloboda Prevoz”, policia i ndalon autobusët derisa janë në trafik me pasagjerë. Kreu i “Slloboda Prevoz”, Lenin Jovanovski thotë se në raste të tilla qytetarët detyrohen të presin autobus tjetër, i cili ose do të jetë i mbushur me udhëtarë ose do t’i nënshtrohet kontrollit urgjent teknik. Jovanovski këmbëngul se autobusët e “Slloboda Prevoz” janë në rregull.

“Përpiqemi të jenë në atë formë, pasi tërë kohën edhe vetë transportuesit bëjnë kontrolle të autobusëve, dhe ja, tani këto kontrolle treguan se për ato automjete që njoftoi MPB se kanë pasur parregullsi të caktuara, nuk ka autobusë të “Slloboda Prevoz”, u shpreh Lenin Jovanovski nga Shoqata e Transportuesve Privat.

Kontrollet e këtilla të shpeshta të policisë vijnë vetëm pas një javë nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari ku humbën jetën 45 persona. Autobusi i Besa Trans nuk ka pasur leje për transportin e udhëtarëve në vend dhe jashtë vendit. Por megjithatë ai autobus ka dalë jashtë kufijve të Maqedonisë më shumë se 100 herë. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button