Probleme me ngrohjen qendrore në Shkup – Veri, ngrohtorja nuk ka para për karburant

Gazetar: Andrea Çobanova

Më shumë se pesëqind familje në komunat e Shkupit, Butel dhe Çair katër ditë janë pa ngrohje qendrore. Institucionet akuzojnë njëra-tjetrën se kush është fajtor, dhe kur banorët në këto kushte moti në temperatura minus dhe borë, do të kenë ngrohje qendrore në shtëpitë e tyre, shkruan Alsat.

Nga Komuna e Çairit sqarojnë se sot do ta paguajnë një pjesë të borxhit ndaj “SHA Ngrohtorja Shkup-Veri”, për disa shkolla dhe çerdhe. Ngrohtorja do t’i përdorte këto para për të blerë derivate. Por, edhe në atë rast qytetarët do të kenë ngrohje vetëm për dy deri në tre ditë.

“Përkundër pagesës nga komuna e Çairit, problemi do të zgjidhej vetëm për pak kohë. Gjatë ditës presim informacion nga Qeveria për mundësi eventuale, të sigurimit të ndihmës shtesë financiare, sepse SHA Shkup-Veri, tashmë po përballet me humbje të mëdha financiare”, njoftojnë nga SHA Ngrohtorja, Shkup-Veri.

Ndërkaq, shkupianët dhe pjesët e tjera të qytetit ditëve të fundit, janë përballur me ulje të temperaturës së ngrohjes, apo me radiatorë krejtësisht të ftohtë. Balkan Energy Group (BEG) sqaron se në kushtet e krizës energjetike, regjimi i sigurimit të ngrohjes qendrore është i optimizuar. Mbi 200 qytetarë janë ankuar për ngrohjen qendrore, ndërsa nga BEG thonë se kanë intervenuar.

“Në 39 objekte janë konstatuar parregullsi teknike në stacionet termike të objekteve, dhe të njëjtat janë riparuar menjëherë. Në objektet e tjera është matur temperatura e brendshme, dhe është konstatuar se të gjitha objektet kanë temperaturë të brendshme të barabartë, ose më të lartë se 20 gradë Celsius, respektivisht dërgimi i nxehtësisë është në përputhje me Rregullat për furnizim”, thonë nga Balkan Enerxhi Grup.

Edhe nga kompania BEG kërkojnë ndihmë financiare nga shteti, për tejkalimin e krizës, pasi çmimi i gazit në bursat botërore është në nivel rekord. Deri më tani, Qeveria nuk ka paralajmëruar masa konkrete për zgjidhjen e problemit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button