Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë hetimore kundër 39-vjeçarit nga Shkupi, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve. Më 14 nëntor, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në Butel, janë gjetur 23,55 gramë lëndë psikotrope – amfetaminë dhe 0,85 gram narkotikë – marihuanë, të cilat ishin të paketuara në pako më të vogla dhe të destinuara për shitje të mëtutjeshme. Gjithashtu, gjatë kontrollit u gjet një peshore dixhitale dhe sende të tjera me mbetje droge. Prokurori publik ka paraqitur propozim te gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Shkup për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, për shkak se ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për arratisje dhe mundësi që ta përsërisë veprën.
" "








