Procesi i regjistrimit në Serbi, mbi 122 mijë banorë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë

Procesi i regjistrimit në Serbi, mbi 122 mijë banorë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë

Procesi i regjistrimit të popullatës dhe amvisërive i filluar me 1 tetor në Serbi, ka përfunduar sonte më 31 tetor.

Në Luginë të Preshevës dhe të gjitha vendbanimet shqiptare ka pasur një mobilizim për pasqyrim sa më të drejtë të shqiptarëve që jetojnë në këto treva.

Procesi është zhvilluar pa ndonjë problem, ndërsa rezultatet preliminare i përgënjeshtrojnë autoritet shtetërore serbe të cilat shqiptarët i konsideronin vetëm 5200 banorë, në bazë të regjistrimit të 2011–tës.

Në bazë të të dhënave të fundit në Preshevë rezultojnë 59 mijë banorë.

Në Bujanoc mbi 45 mijë e 500 banorë, derisa në Medvegjë janë regjistruar mbi 8 mijë e 500 banorë.

“Sipas të dhënave të fundit nga instruktorët tanë, rezultatet preliminare janë: Komuna e Preshevës momentalisht ka 59.024 banorë të regjistruar. Ndërkaq, në Bujanoc janë 54.547 banorë të regjistruar. Në Medvegjë numri është 8537”, kanë thënë për Telegrafin Stafi i  Kryetarit të Komunës së Preshevës.

Duke pasur parasysh përbërjen demografike sidomos në Preshevë, numri i shqiptarëve në Serbi i afrohet shifrës 100 mijë.

Përgjigje, dilemat do të marrin pas një nëntorit, datë kur përfundon regjistrimi i popullsisë dhe publikimit zyrtar të rezultateve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se shqiptarët që jetojnë në Serbi e të cilët në vazhdimësi përballen me diskriminim në bazë të kombësisë, e së fundmi edhe me pasivizim të adresave, iu përgjigjën masivisht procesit të regjistrimit.

Kurti tha se përkundër pengesave të shumta shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, janë aktivizuar në maksimum për një muaj rresht, që të regjistrohen të gjithë, e edhe ata që janë me banim të përkohshëm në Kosovë e diasporë.

LEXO EDHE:

Back to top button