Prodhuesit e duhanit: Nuk u përmbushën premtimet për çmimin

Një varg traktorësh dhe kamionësh me kuti plot me duhan. Kjo është pamja e pothuajse të gjitha pikave të blerjes në Prilep. Prodhuesit e duhanit janë të zemëruar dhe të revoltuar nga qëndrimi i blerësve dhe pushtetit. Para kamerës së Alsat, ata u ankuan se me ditë të tëra kanë pritur për ta dorëzuar duhanin.

“Kam dy ton, nuk do të fitoj asgjë. 100 deri në 120 denarë e paguajnë. Ndërsa duhet ta paguajnë nga 160 deri në 200 denarë. Kishte shumë premtime por nuk u përmbushën”.

“Të gjithë po përpiqen të na dëmtojnë. 20 ditë më parë, ku e shita si klasë të parë, tani më thotë klasa e tretë, nëse nuk bën, merre. E ku ta dërgoj, ta djeg”.

U përpoqëm të merrnim qëndrim nga tregtarët, por në dy vendet e blerjes ku trokitëm në derë, nuk na lejuan të regjistronim e as nuk dëshironin të jepnin deklaratë.

Çmimi mesatar i duhanit deri më tani është 165 denarë për kilogram, dhe krahasuar me vitet e tjera është një nga më të këqijtë për prodhuesit e duhanit.

“Si një nga problemet më të mëdha, prodhuesit e duhanit e theksojnë vlerësimin e duhanit. Në dorë kam duhanin e klasit të parë dhe arrin çmimin prej 280 denarë për kilogram, por vlerësuesit ose blerësit dinë ta vlerësojnë këtë duhan edhe si klasi i tretë dhe ta blejnë për 150 denarë për kilogram”.

Kultivuesit e duhanit akuzojnë Qeverinë se nuk e mban fjalën dhe se asgjë nga ato që u premtuan nuk janë përmbushur. Qëndrimi i Ministrisë së Bujqësisë është që i gjithë duhani i prodhuar do të blihet.

Aktualisht, janë blerë rreth 17,000 ton duhan. Deri të Premten, 5 Shkurt, në njësitë rajonale të MBPEU, raportohet teprica e duhanit të prodhuar, i cili pritet të blihet brenda afatit ligjor, përkatësisht 28 shkurt -thonë nga Ministria e Bujqësisë.

Problemi me blerjen e duhanit ndodh çdo vit. Puna e vështirë në terren, e cila në fund të fundit nuk është fitimprurëse, ndryshon mendjen e të rinjve për të vazhduar traditën familjare shekullore në kultivimin e kësaj kulture. Edhe këtë vit, prodhuesit e duhanit kanë shprehur vazhdimisht revoltën e tyre në rrugë me protesta dhe bllokime, duke kërkuar paratë e tyre të fituara me vështirësi.

Ile Petreski

 

LEXO EDHE:

Back to top button