Prodhuesit gjermanë të automjeteve nuk duhet të kenë frikë nga konkurrenca nga Kina.
Kjo është thënë të hënën nga kancelari Olaf Scholz në hapjen e fabrikës së parë të riciklimit të baterive të Mercedes-Benz.
“Kompanitë gjermane nuk duhet të kenë frikë nga kjo konkurrencë”, citohet të ketë thënë ai, duke vënë në dukje se industria ishte përballur edhe me konkurrencën e fortë nga Koreja e Jugut dhe Japonia në të kaluarën.
“Unë jam kundër tarifave që na dëmtojnë”, ka thënë më tej Scholz në ceremoninë e hapjes në Kuppenheim, Gjermania jugperëndimore.
Ndryshe, sektori evropian i makinave po përballet me sfida të shumta, duke filluar nga kostot e larta të prodhimit dhe menaxhimi i kalimit te automjetet elektrike te rënia e kërkesës dhe konkurrenca në rritje.
BE-ja po vendos tarifa të larta për automjetet elektrike të prodhimit kinez, duke thënë se ato përfitojnë nga subvencionet e padrejta shtetërore.
Pekini e mohon këtë dhe ka kërcënuar me hakmarrje, ndërsa prodhuesit gjermanë të automobilave, të cilët bëjnë rreth një të tretën e fitimeve të tyre në Kinë, kanë shprehur shqetësimin dhe kanë bërë thirrje për më shumë bisedime.








