Profesorët shkollës së artit “Llazar Liçenoski” akuzojnë drejtorin për mobing

Profesorë të caktuar dhe prindër të nxënësve të shkollës së mesme të artit “Llazar Liçenoski” Shkup kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar shkarkimin e ushtruesit të detyrës drejtor, Filip Fidanovski. Sipas protestuesve, drejtori në mënyrë të jashtëligjshme ka rritur pagën e tij nga 33 mijë në 42 mijë denarë duke manipuluar me numrin e paraleleve në shkollë. Gjithashtu, profesorët protestues akuzojnë drejtorin për mobing në punë.

Shkolla jonë ka 8 paralele dhe gjithmonë ka pasur aq ndërsa ai i tregoi si 50 duke manipuluar marrëveshjen kolektive për arsimin e mesëm. Sjellja e ushtruesit të detyrës drejtor tashmë ka kaluar çdo sjellje reale. Përveç sjelljes jo njerëzore, jo morale dhe jo kolegjiale ka edhe sjellje inkriminuese. Kërkojmë që ministrja ta shkarkoj menjëherë dhe të emëroj person tjetër për ushtrues detyre”- deklaroi Dimitar Filipovski, profesor.

 Nuk është korrekte dhe nuk është në rregull kjo që po ndodhë një kohë të gjatë. Kemi shumë presione, nuk kemi mbështetje nga ana e tij, shumë i keqtrajton fëmijët publikisht, para të gjithë profesorëve. Kemi kërkuar shkarkimin  e tij, vazhdimisht torturë. Sinqerisht duhet të merret vendim pavarësisht sekush qëndron pas tij”- thotë një prind.

Ushtruesi i detyrës drejtor, Filip Fidanovski tha për Alsat se nuk mban asnjë nga akuzat e drejtuara ndaj tij. Madje, ai tha se do të sanksionohen mësimdhënësit të cilët pa asnjë njoftim u larguan nga shkolla dhe nuk morën pjesë në këshillin e mësimdhënësve.

Melihate Rustemi

LEXO EDHE:

Back to top button