Prokurori Hajrullahi mbetet i pezulluar, Këshilli i Prokurorëve i hedh poshtë ankesën

Prokurori Hajrullahi mbetet i pezulluar, Këshilli i Prokurorëve i hedh poshtë ankesën

Është refuzuar ankesa e prokurorit të lartë publik Mustafa Hajrullai për suspendimin e tij nga puna. Me shtatë vota “PËR” dhe një “KUNDËR”, Këshilli i Prokurorëve Publik ka konfirmuar vendimin e prokurorit publik Lupço Kocevski, që prokurori i lartë Mustafa Hajrullai të mos mundet të kryejë detyrën derisa vazhdon procedura penale kundër tij. Hajrullai u suspendua pasi Prokuroria e Shtipit ngriti kallëzim penal kundër tij për keqtrajtim të disa të punësuarve në Prokurori. Këtë Hajrullai e cilësoi si përndjekje e orkestruar nga Kocevski, për shkak se siç pati thënë, nuk është gjunjëzuar para presioneve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button