Prokuroria e Strugës ngritë akuzë ndaj ish prokurorit Voisllav Dimovskit, kjo është arsyeja

Prokuroria e Strugës ngritë akuzë ndaj ish prokurorit Voisllav Dimovskit, kjo është arsyeja

Gazetar: Adrian Kerimi

Prokuroria e Strugës ka ngritur akuzë kundër prokurorit Voisllav Dimovski nga Ohri për punë të papërgjegjshme, përkatësisht vjetërsim të qëllimshëm të mbi 14 lëndëve, shkruan Alsat.

Në dispozitivin e organit të akuzës dorëzuar në gjykatë thuhet se ish prokurori ka abuzuar me detyrën zyrtare duke lënë qëllimisht vjetërsimin e 14 lëndëve që kanë të bëjnë me vjedhje të energjisë elektrike, dëshmi të rrejshme, vjedhje dhe vjedhje të rënda.

Veprimet për të cilat dyshohet Dimovski i referohen periudhës 2013-2021.

“Me veprimin e tij prokurori ka ndikuar në shkurtimin e të drejtës së palëve (kryesisht palëve të dëmtuara) duke pamundësuar edhe fazën e ankesës nga ana e tyre si e drejtë elementare gjatë procedurës penale”, thonë nga Prokuroria Publike.

Dimovski përmes një reagimi në rrjetet sociale ndjekjen penale e ka cilësuar si të motivuar politikisht duke akuzuar drejtpërdrejt kryeprokurorin aktuali, Lubomir Joveski.

“Prisni nga unë që për gjithçka të ju informoj publikisht për ndjekjen politike të motivuar dhe të porositur  kundër meje. Me vjen mirë që Joveski (kryeprokurori) ka vendosur që me mua të pastron hesapet në këtë mënyrë”, u shpreh Voislla Dimovski, Ish prokuror në Ohër.

Dimovski ishte kandidat i VMRO-DPMNE-së për gjykatës kushtetues, por i njëjti nuk arriti ta kalon filtrin e Komisionit për zgjedhje dhe emërime.

Propozim-akuza në gjykatë është dorëzuar nga Prokuroria e Strugës, për shkak se Prokuroria e Ohrit ka hequr dorë nga ndjekja penale për shkak të konfliktit të interesit dhe mundësisë për njëanshmëri./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button