Prokuroria hap procedurë parahetimore për skandalin me mazutin

Prokuroria ka hapur procedurë parahetimore për skandalin me mazutin. Një prokuror në Prokurorinë e Shkupit është duke analizuar raportet e qeverisë, konfirmon Prokuroria për Alsat. Vetëm pas reagimet të shumta në opinion, do të nis detektimi për elementet e veprës së kryer penale.

PTHP Shkup

“Në Prokurorinë Themelore Publike- Shkup, ka arritur raporti për të cilin pyetni, i cili i është dhënë prokurorit publik për veprime të mëtejshme.”

Qeveria dje fajin e hodhi vetëm te kompanitë importuese të mazutit ndërsa KRRE-ja hapi procedurë për marrjen e licencave të disa kompanive, por për arsye tjetër- nuk kanë pasur rezerva të mazutit. Sipas shoqatave ekologjike, ky është shpërqendrim i publikut. Ngadhnjim Mehmeti nga shoqata “Eko Guerila” thotë se përgjegjësi duhet të ketë edhe për institucionet që kanë mundësuar lëshim të mazutit. Sipas tij, skandali me importin e vajit të përdorur si mazut, tregon dështim në sistem.

Dje, shtatë kompani u gjobitën me mbi 50.000 euro për import ilegal, mospasje të rezervave, deponim dhe shitje të mazutit kontestues. Inspektorati shtetëror i tregut paralajmëroi kontrolle edhe në kompani tjera me veprimtarisë të njëjtë.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button