Mungojnë vaksinat, procesi i vaksinimit shkon ngadalë  

Stabilizimi i situatës me Kovid-19 tanimë është reflektuar edhe në numrin e viktimave. Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një i vdekur si pasojë e virusit Kovid 19. Numri i rasteve pozitivë është 18 nga 2411 persona të testuar, ndërsa numri i të shëruarve është 31 pacientë.

Vaksinimi i qytetarëve me dozën e parë vazhdon të ecë me dinamikë të ngadaltë si pasojë e mungesës së vaksinave. 500.000 dozat kineze “Sinovak” sipas paralajmërimeve duhej të kishin mbërritur brenda kësaj jave, megjithatë nga Ministria e Shëndetësisë pa përgjigje nëse ka informacione apo afate tjera për arritjen e tyre.

Numri I qytetarëve të vaksinuar deri më tash është 252,537 nga 446,195 të paraqitur. Nga numri total i të vaksinuarve 168,284 kanë pranuar të dy dozat e vaksinës. 48% e popullatës mbi 70 vjec e kanë pranuar të paktën njërën dozë të vaksinës, 42% e qytetarëve të moshës mbi 65 vjeçare po ashtu janë vaksinuar me të paktën njërën dozë, ndërsa mosha mbi 60 vjeç është 35% në përqindje për nga imunizimi.

Gjatë ditës së djeshme kanë arritur 30.000 vaksina “SInovak” si donacion nga shteti turk. Për 100.000 dozat Pfizer përmes sistemit Covax ende nuk dihet se kur do të arrijnë, ndërsa informacione nuk ka as për afatin e mbërritjes së vaksinave ruse Sputnik V.

Imuniteti kolektiv, apo ndryshe thënë vaksinimi I 70% të qytetarëve sipas paralajmërimeve pritet të bëhet deri në fund të verës. Ritmi i tanishëm i vaksinimit, nuk favorizon parashikimin e autoriteteve që deri në fund të verës, shumica e qytetarëve të jenë të vaksinuar.

Vjollca Aliti

LEXO EDHE:

Back to top button