Varhelyi nga Tirana: Ky vit mund të jetë vërtet viti i Ballkanit Perëndimor

Qershori do të jetë muaji kritik për Ballkanin Perëndimorë. Kështu tha komisioneri evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi nga samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimorë që u mbajt në Tiranë. Ai u shpreh optimist për çeljen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën këtë muaj. Varhelyi shtoi ky vit mund të jetë viti i Ballkanit Perëndimor por për këtë duhet rezultate konkrete.

Qershori është muaj kritik për Ballkanin Perëndimor. Kemi shumë çështje në tryezë. Duam të organizohen konferencat ndërqeveritare me Serbinë e Malin e Zi, të vazhdojnë negociatat e tyre të anëtarësimit. Duam që të organizohen dy konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, kemi këtë samit të tregojmë rezultatet. Ky vit mund të jetë vërtet viti I Ballkanit Perëndimor por duam rezultate”, tha Oliver Varhelyi, Komision për Zgjerim.

Ndërkohë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në cilësinë e nikoqirit ishte i prerë në deklaratën e tij. Shqipëria kë bërë gjithçka dhe se tani radhën e ka Këshilli i Evropës. Ai ka shtuar se pengesat për hapjen e nogicatave nuk burojnë nga Tirana, por nga kontesti mes Shkupit dhe Sofjes.

Ne e para ka rëndësi që detyrat tona t’i bëjmë plotësisht. Nuk i bëjmë se na i kërkon Brukseli apo Haga por sepse na i kërkon detyrimi ndaj fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm. Detyrat e shtëpisë së BE janë rruga për të modernizuar shtetin tonë dhe për ta bërë”, theksoi Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Kryeministri Zoran Zaev gjatë fjalimit nuk u ndal te çështjet politike dhe kontesti me Bullgarinë. Por ai potencoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të Ballkanit sidomos në zhvillimin e kapaciteteve për ripërtërije të energjisë, rregullimin e tregut të brendshëm dhe krijimin e tregut të përbashkët rajonal si dobi për të gjitha vendet.

Në takim morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç dhe kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija. Gjatë mbërritjes në takim, Rama kërkonte nga liderët të hiqnin maskat.

 

Adrian Kerimi

 

LEXO EDHE:

Back to top button