Prokuroria kërkon 8 vite dënim me burg për Dani Alves

Dani Alves u arrestua më 20 janar me akuzën e sulmit seksual ndaj një vajze 23-vjeçare në një klub nate në Barcelonë dhe që atëherë është në paraburgim.

Prokuroria njoftoi se lojtari brazilian do të dalë në gjyq së shpejti, pasi procedurat kanë ecur më shpejt se zakonisht. Propozimi i prokurorisë do të jetë një dënim i rëndë me burg, pasi ish-ylli i Barcelonës akuzohet për veprën e abuzimit seksual, i cili dënohet me burg nga 4 deri në 12 vjet.

Nëse në gjyqin përfundimtar që pritet të mbahet së shpejti ai shpallet fajtor, pritet të dënohet me 8 vjet pasi vajza dyshohet se është mashtruar nga braziliani për të hyrë në tualetin e klubit dhe më pas është sulmuar

LEXO EDHE:

Back to top button