Prokuroria kërkon paraburgim për një burrë dhe një grua nga Bullgaria

Prokuroria kërkon paraburgim për një burrë dhe një grua nga Bullgaria

Një burrë dhe një grua me shtetësi bullgare dyshohen për mashtrim dhe për ta është kërkuar masa e paraburgimit. Personat në fjalë përmes bisedës telefonike kanë mashtruar një banore të Aerodromit nga e cila kanë marrë 8.000 euro.

“Duke përdorë mashtrime dhe duke paraqitur fakte të rreme, të dyshuarit e kanë shtyrë të dëmtuarën që herën e parë t’i japë 5.100 euro, ndërsa më pas 2.900 euro të tjera”, informon sot Prokuroria Publike e Shtetit.

Duke marrë parasysh që të dyshuarit janë shtetas të huaj pa qëndrim të rregulluar në vend dhe ekziston rreziku i lartë për arratisje, prokurori publik deri te gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit.

LEXO EDHE:

Back to top button