Prokuroria me akuzë për shitjen e Qendrës për Dializë

Pas hetimeve disa mujore Prokuroria publike për krim të organizuar dhe korrupsion ka ngritur padi për rastin Diamed i cili ka të bëjë me shitjen e Qendrës për dializë. Në këtë rast e akuzuar është  menaxherja e ndërmarrjes “Metropolitan” Vera Ivanova e cila akuzohet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit të saj zyrtar si dhe pastrimit të parave gjatë shitjes së kompanisë. E akuzuara Ivanova si person përgjegjës – drejtuese e “Metropoliten” Shkup, duke shfrytëzuar autorizimet, dyshohet se në vitin 2013 me qëllim që të përfitojë në shfrytëzim prone, ka përdorur mundësinë si shoqëri tregtare të marrë pjesë në procedurën e organizuara nga MSH për marrjen e licencës për zbatimin e shërbimeve shëndetësore të dializës. Qëllimi i të akuzuarës, sipas dyshimeve të prokurorisë, nuk ishte të kryejë veprimtari shëndetësore si dializa por të krijojë monopol në tregun e shitjes të këtij lloji të shërbimit shëndetësor.

LEXO EDHE:

Back to top button