Prokuroria me informata shtesë për provat digjitale të të dyshuarve nga Bërvenica

Prokuroria me informata shtesë për provat digjitale të të dyshuarve nga Bërvenica

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Prokuroria për Ndjekjen e krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka kontrolluar celularët e personave të arrestuar në Bërvenicë, të dyshuar për tregti me drogë dhe armë, ndërsa janë kontrolluar edhe kamerat e sigurisë. Informatat do të dërgohen edhe në SPB-në e Tetovës.

“Ndryshe, SPB e Tetovës ka ardhur deri informacioni i ekzistimit të këtij grupi që dyshohet të ketë shitur drogë dhe armë në Bërvenicë, tre ditë përpara se të ndodh arrestimi i tyre. Grupi është paraqitur nga një person i panjohur, që ka informuar SPB, ndërsa sipas informatave të Televizionit Alsat , droga e shitur në Tetovë, është siguruar nga qyteti i Strugës e cila më pastaj, është shitur në qytetin tonë. Dyshohet se këta persona janë ndihmuar edhe nga një person i cili për momentin është i punësuar në SPB Tetovë”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.

Tek personi i parë, sipas informatave të televizionit Alsat, është gjetur drogë e llojit kokainë dhe një armë të cilën e ka pranuar si të veten i arrestuari tjetër 69 vjeçar. Tek i njëjti por edhe tek tre personat tjerë, përveç drogës, janë gjetur edhe peshore digjitale, armë me leje dhe pa leje si dhe municion të kalibrave të ndryshëm. Për tre nga pesë të arrestuarit, Gjykata caktoi masën e kujdesit prej 48 orëve. Një i dyshuar tjetër është obliguar me paraqitje. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button