Prokuroria në Hagë kërkon që gjykimi ndaj Mustafës të nisë në mars

Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkoi që gjykimi ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa të nisë në muajin mars, por pala mbrojtëse tha se gjykimi duhet të nisë në korrik ose pasi t’i kenë kryer hetimet e tyre.

“Diku nga korriku në atë periudhë kohore, ndoshta nuk do t’i kemi përfunduar të gjitha hetimet tona, por kjo është koha e përafërt që mund të japë”, tha avokati i Mustafës, Julius Von Boné.

Në konferencën statusore apo për ecurinë e çështjes, Prokuroria tha se do të jetë në gjendje të dërgojë të gjitha materialet e dosjes hetimore deri më 15 shkurt. Por, mbrojtja tha se do t’i duhet kohë deri në gusht, që të kryejë hetimet, në mënyrë që të përgatitet për gjykim.

Zëvendësi i Prokurorit të Specializuar, Alex Whiting, tha se koha që po kërkon mbrojtja është e papranueshme. Ai tha se mbrojtja ka pasur kohë të mjaftueshme që të përgatisë çështjen e saj.

Avokati i Mustafës, holandezi, Julius Von Boné, tha se mbrojtja parashikon që për dy muaj të intervistojë dy dëshmitarë, që sipas tij, do të mbështesnin një alibi për Mustafën, që mbrojtja dëshiron ta paraqesë.

LEXO EDHE:

Back to top button