Prokuroria në Hagë përmend 16 dëshmitarë dhe një libër në rastin e Salih Mustafës

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka dalë sot me detaje në lidhje me rastin e ish-pjesëtarit të arrestuar të UÇK-së Salih Mustafa, i akuzuar për kinse krime lufte në Kosovë.
Me këtë rast, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se do të thërrasë 16 dëshmitarë në rastin Mustafa, i cili tashmë ka një aktakuzë që e ngarkon atë për siç thuhet ‘ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme’ në periudhën e luftës në Kosovë.
Në seancën e sotme të mbajtur për ecurinë e çështjes së Mustafës, Prokuroria ka thënë se deri më 1 dhjetor të këtij viti do të dorëzojë provat materiale.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se për qëllimet e aktakuzës së konfirmuar aktualisht mbështetën në pesë dëshmitarë, por që pastaj do të shtohen edhe 11 të tjerë. Për tetë prej tyre, prokurori i specializuar do të kërkojë nga gjykata masa mbrojtëse për mos identifikimin e tyre.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar në këtë fazë mbështetet në pesë dëshmitarë për qëllimet e aktakuzës së konfirmuar, dhe ka ndërmend të mbështetet në ta edhe gjatë gjykimit. Prokuroria parashikon që kësaj liste t’i shtojë edhe 11 dëshmitarë të tjerë, edhe pse ky numër mund të ndryshojë, varësisht nga rezultati i hapave hetimor të mbetur. Në këtë fazë prokuroria sigurisht do të thërrasë 16 dëshmitarë ose dhe më shumë, por siç thash, nuk mund të parashikoj që mund të ketë edhe më shumë në këtë fazë. Zyra e Prokurorit të Specializuar do të paraqesë prova si raporte, fotografi, dokumente të UÇK-së së asaj kohe, si për shembull urdhra e rregullore dhe publikime të tjera”, tha prokurori i specializuar Andrew Carnegie.
Ndërsa mbrojtësi i Salih Mustafës, Julius Von Bone ka përmendur se materialet e dorëzuara nga Prokuroria nuk janë të gjitha të përkthyera në gjuhën shqipe. Ai ka pasur shumë vërejtje sa i përket provave që janë paraqitur nga Prokuroria e Specializuar.
Ai ka përmendur një libër të shkruar nga një historian, që siç tha ai, përmendet në materialet që i janë dorëzuar atij nga Prokuroria. Për të njëjtin, ai ka kërkuar të përkthehet do t’i dorëzohet, meqë nuk e posedon atë.
“Ajo çka kam parë në materialet që më janë dorëzuar lidhur me deklaratat e klientit tim, aty përmendet shpesh një libër i shkruar nga një autor i caktuar. Unë nuk e kam parë këtë libër dhe nuk e di nëse ky libër do të më jepet ose do të jetë pjesë e provave”, tha ai.
Avokati Bone ka pyetur prokurorin se a do t’ia dorëzojë palës mbrojtëse të njëjtin libër dhe se a do ta përdorë si provë materiale.