Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”
Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”
Gazetar: Zekirja Haxhiu
Prokuroria Publike ka ngritur aktakuzë kundër ish drejtorit të Higjienës Komunale, Sabahudin Rrustemi dhe udhëheqësit për menaxhim me mbeturina, Haki Saiti për veprën penale “rrezikim të ambientit jetësor dhe natyrës me mbeturina”. Sipas Prokurorisë, të akuzuarit gjatë muajit tetor të këtij viti, me lëshime serioze në mbikëqyrjen dhe menaxhimin e mbeturinave komunale, kanë lejuar një gjendje e cila ka mundur të shkaktojë dëmtim të sipërfaqes, ajrit dhe ujit, si dhe rrezik mbi shëndetin e njerëzve.
I akuzuari i parë, ushtrues detyre drejtor i “NP Higjiena Komunale” Shkup, ka vepruar në kundërshtim të statutit të ndërmarrjes, ligjit për aktiviteteve komunale dhe nuk ka zbatuar vendimet dhe konkluzionet e bordit drejtues, nuk është kujdesur për zbatimin e politikave të punës së ndërmarrjes, nuk ka kryer punët nga obligimet e tij të punës, nuk ka ndjekur dhe nuk e ka analizuar kryerjen e planeve dhe nuk ka siguruar masa për mbrojtje të ambientit jetësor, thanë nga Prokuroria Publike
- I akuzuari ka vepruar në kundërshtim me statutin e ndërmarrjes
- Nuk ka zbatuar vendimet e bordit drejtues
- Nuk ka siguruar mbrojtje të ambientit jetësor
Rustemi bashkë me të akuzuarin e dytë, me vetëdije kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për ambient jetësor dhe nuk kanë zbatuar planet dhe programin për menaxhim me mbeturinat komunale në Qytetin e Shkupit. Të njëjtit kanë mundësuar të krijohen deponi në vende të ndryshme, kryesisht afër kontejnerëve.
Prokurori publik ka propozuar që masa e paraburgimit t’u zëvendësohet me masën e kujdesit, ndalesë për lëshimin e vendbanimit, obligim të paraqiten përkohësisht në gjykatë dhe konfiskim të përkohshëm të pasaportës dhe letërnjoftimit. Për të akuzuarin e dytë, Prokuroria ka kërkuar që të largohet nga puna. /alsat.mk








