Prokuroria po e heton ish Avokatin e Shtetit, Fehmi Stafa

Prokuroria po e heton ish Avokatin e Shtetit, Fehmi Stafa

Gazetar: Adrian Kerimi

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar e ka në fazën para hetimore veprimin e ish Avokatit të Shtetit, Fehmi Stafa lidhur me konfiskimin e pasurisë së biznesmenit Sead Koçan. Organi i akuzës po heton veprimet e ish drejtuesit të përfaqësimit juridik shtetërorë edhe pse Stafa pretendonte se shkelës të procedurës së konfiskimit ishin dy prokurorët Artan Ajro dhe Gavrill Bubevski.

“Lënda ndodhet në procedurë para hetimore dhe derisa vazhdon procesi nuk mund të ndajmë informacione konkrete”, njoftojnë nga Prokuroria për krim të organizuar.

Stafa në cilësinë e avokatit të shtetit kishte dorëzuar kallëzime penale kundër Ajros dhe Bubevskit me pretendimet se kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin e procedurës penale në rastin e Sead Koçan, përkatësisht kishin propozuar konfiskimin e pasurisë e cila ndodhej nën masën e përkohshme. Prokuroria Publike nuk kishte ndërmarr hapa në këtë drejtim për shkak se vendimin për të vendosur si garanci pasurinë e cila ndodhej nën masën e përkohshme ishte i gjykatës dhe organi akuzës në procedurë gjyqësorë nuk gëzon të drejtën e verdiktit. Për këtë arsye dhe tendencat e Stafës, Prokuroria Publike ka hapur procedurë para hetimore ndërsa jo zyrtarisht Stafa është shkarkuar nga pozita e avokatit të shtetit pikërisht për të mos ndikuar në hetimet dhe provat e organit të akuzës. Burime në rrethana jo zyrtare thonë se ditëve në vijim edhe Komisioni kundër Korrupsionit do të dorëzojë kallëzim penal për honorarët e Stafës në favor të Besmira Ejupit, ndërsa hetimi kundër tij mund të prek edhe në domenin e Policisë Financiare. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button