Qeveria pasdite do të shpallë gjendjen e krizës

Qeveria pasdite do të shpallë gjendjen e krizës

Pasditen e sotme, Qeveria do të shpallë gjendje krize në sektorin e energjetikës. Ky vendim do të merret në seancën e qeverisë, që do të fillojë pas orës 17:00. Qëllimi i gjendjes së krizës është që kompanitë shtetërore energjetike të marrin para nga buxheti sa më lehtë dhe sa më shpejt për prodhimin dhe blerjen e energjisë elektrike, si dhe për blerjen e naftës dhe qymyrit. Nga 1 shtatori, kur do të hyjë në fuqi gjendja e krizës, duhet të hyjnë në fuqi edhe masat e Qeverisë, për kursimin e energjisë elektrike. Për institucionet publike ato do të jenë të detyrueshme, ndërsa për amvisëritë dhe kompanitë private, do të jenë në formë rekomandimi./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button