Prokuroria Publike ngre hetim për ndërtim të paligjshëm para Q.T. Mavrovasja


Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka sjell Urdhër për ngritjen e procedurës hetimore kundër një personi për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “Ndërtim të paligjshëm nga neni 244-a Alineja 1 nga Kodi Penal.

I dyshuari, gjatë muajit qershor dhe korrik, në cilësinë e investitorit, ka ndërtuar objekt në sipërfaqe prej 330 M2 para Qendrës Tregtare “Mavrovasja” në Shkup.

Me qëllim të sigurimit të prezencës të të dyshuarit gjatë procesit, prokurori publik kompetent sot deri tek gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Penale-Shkup, ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së kujdesit, ndalës për të lëshuar vendbanimin, obligim që të paraqitet kohë-pas kohe në Gjykatën Penale-Shkup dhe marrjen e pasaportës.

LEXO EDHE:

Back to top button