Prokurorja që bënte fushatë kundër vaksinimit vdes nga COVID-19

Një prokurore nga Kalifornia, që në vazhdimësi ka folur kundër kufizimeve për të pavaksinuarit, ka vdekur nga komplikimet prej COVID-19.

46-vjeçarja Kelly Ernby nuk ka qenë e vaksinuar, ka bërë të ditur bashkëshorti i saj.

“Nuk ka qenë e vaksinuar. Ky ka qenë problemi”, ka thënë Axel Ernby në një njoftim në Facebook.

Një muaj para vdekjes, Kelly Ernby foli haptas kundër kufizimeve për të pavaksinuarit. Në një protestë në Irvine, ajo u shpreh se “s’ka asgjë më të rëndësishme se liria”.

Ndërkaq në një shkrim në Facebook, Ernby kishte thënë në muajin gusht se “vaksina s’është kurë ndaj COVID-19 dhe se kufizimet s’do të kryejnë punë”.

Lajmi për vdekjen e saj ka nxitur reagime të shumta online, mes atyre që e cilësojnë vaksinimin obligativ të tepruar dhe ata që s’shohin rrugëdalje tjetër në përballjen me COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button