Pronarët e lokaleve të dasmave të hënën do të takojnë zëvendëskryeministrin Bytyqi

Alsat mëson se përfaqësuesit e industrisë për organizimin e dasmave dhe festave të tjera familjare, të hënën do të zhvillojnë një takim me zëvendës kryeministrin për Ekonomi Fatmir Bytyqi dhe Drejtorin e Inspektoratit të Tregut Stojko Paunovski. Në takim do të kërkohet zgjidhje se si të fillojnë të punojnë, sikurse dhe të tjerët në sektorin e gastronomisë. Sidoqoftë, fjala e fundit do të duhet të jepet nga Komisioni për Sëmundjet Infektive, i cili gjithashtu duhet të përgatisë protokollet e punës. Organizatorët e dasmave kanë protestuar disa herë në të gjithë vendin, duke kërkuar që shteti t’i lejojë ata të punojnë, ashtu si kafenetë dhe restorantet. Sektori i tyre është mbyllur plotësisht, që nga qershori i vitit të kaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button