Kompania Alkaloid përmbyll vitin 2020 me 210 vende të reja pune

Kompania Alkaloid përmbylli vitin 2020 me 210 vende të reja pune, dhe investime në vlerë prej mbi 1.5 miliardë denarësh. Në fund të vitit, Alkaloid punësoi 2,392 persona, nga të cilët 560 ishin jashtë vendit. Nga kompania thonë se ata kanë rritje në shitjet e produkteve prej 9 përqind, dhe fitimi i përgjithshëm ishte pak më shumë se 149 milion euro. Pjesa më e madhe e shitjeve janë realizuar në tregjet e huaja, 65 përqind, dhe 35 përqind në tregun vendor.

LEXO EDHE:

Back to top button