Pronari i diskotekës “Puls” reagon pas dyshimeve për helmim nga monoksidi i karbonit
Në seancën e sotme gjyqësore për tragjedinë në Koçan, avokatja e pronarit të diskotekës “Puls”, kërkoi përjashtimin e publikut dhe reagim nga gjykata për kërcënimet e drejtuara ndaj tij. Nga ana tjetër drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Stankov, deklaroi se shkaku kryesor i vdekjes te pjesa më e madhe e viktimave është helmimi me monoksid karboni. Sipas gjetjeve të autopsisë dhe analizave toksikologjike, te 59 nga gjithsej 63 viktima është konstatuar asfiksim i dhunshëm. Te katër personat e tjerë, vdekja ka ndodhur si pasojë e djegieve të rënda dhe dëmtimit të mushkërive. Temperatura ka arritur deri në 700 gradë Celsius, që sipas Stankov është temperaturë e përafërt me atë të një krematoriumi./Alsat.mk.








