Pronari i Milanit, kërkon lokalitetin e përshtatshëm për stadiumin e ri

Pronari më i ri Milanit, Geri Kardinale nuk ka ndërmend të humbasë kohë dhe i është futur mënjëherë punës. Edhe pse njoftimi zyrtar u dha ditën e djeshme, ai ka disa javë që punon dhe prioriteti i tij është ndërtimi i stadiumit të ri.

Për këtë arsye amerikani ka bërë tashmë një inspektim në Sesto San Giovani, një komunë rreth 13 kilometra nga Milano. Kardinali ka pasur një takim me kryetarin e kësaj komune dhe gjithçka duket se ka shkuar më së miri, ndërsa vendimi pritet të merret në javët në vijim./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button