Scholz flet sërish për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

Scholz flet sërish për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka folur sërish për Ballkanin Perëndimor gjatë një konference të përbashkët për media që e pati me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, në Berlin.

“Një çështje që është shumë e rëndësishme për mua është e ardhmja e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë kancelari gjerman. Ai shtoi se nisja e bisedimeve të anëtarësimit me shtetet e Ballkanit “është çështje që më shqetëson personalisht”.

Scholz tha se pranimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në Union është interes i përbashkët, që forcon dhe stabilizon Ballkanin”.

Për të sjellë mesazhin që Ballkani Perëndimor i takon BE-së, Scholz planifikon të vizitojë rajonin këtë muaj.

“Të respektojmë zotimet tona ndaj tyre nuk është vetëm çështje e kredibilitetit tonë. Sot më shumë se kurrë, integrimi i tyre është në interesin tonë strategjik”, kishte thënë Scholz para ligjvënësve në Berlin, duke treguar se ka ndikime të “fuqive të jashtme” në rajon, përfshirë Rusinë.

LEXO EDHE:

Back to top button