Pronat e Donald Trump po zhvlerësohen

Perandoria e pasurive të patundshme të Donald Trump duket se po ndjen lëkundje pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Pronat nën emrin e tij në Manhattan humbën gjysmën e vlerës së tyre që kur ai mori detyrën, sipas një raporti të ri, raporton The Indepentent.

Të dhënat nga UrbanDigs, të analizuara nga faqja e internetit e pasurive të patundshme Curb, treguan që pronat e Trump panë që vlera e tyre të ulej me 17% që nga viti 2016.

Raporti analizoi shtatë ndërtesa në Manhattan dhe tre prona në Bulevardin Riveside të cilat dikur kishin emrin e tij.

Biznesmeni i kthyer në politikan ka rreth 122 milion dollarë të pasurisë së tij personale të lidhura me pasuri të patundshme, sipas Business Insider, ndërsa organizata Trump besohet se zotëron më shumë se 2 miliardë dollarë pasuri të paluajtshme.

Interesat e biznesit të Z.Trump u goditën rëndë gjatë pandemisë, ndërsa një numër huadhënësish kryesorë njoftuan ndërprerjen e lidhjeve të tyre me ish-presidentin të prag të zgjedhjeve dhe pas trazirave të 6 janarit në Kapitol.

Ndërsa kur ish presidenti u largua nga zyra, pronat e tij humbën më shumë se 120 milion dollarë të ardhura në vitin 2020, sipas një raporti nga Washington Post, dhe borxhet e tij u rritën me rreth 340 milion dollarë.

Vlerësimi i fundit i provave të tij nga UrbanDigs zbuloi se çmimi për metër katror i pronës Trump në Manhattan ishte 3345 dollarë në vitin 2016.

Menjëherë pas inagurimit të tij në 2017 ai ra në 1903 dollarë, ndërsa në 2020, arriti vlerën minimale me vetëm 1619 dollarë.

Sekseri Mark Cohen i tha Business Insider se ekziston mundësia që vlera e tyre të rritet, por klima aktuale i bën pronat e tij të lakmueshme për shitje.

“Nëse do të zgjidhja të tregtoja një projekt të ri, emri Trump është ndoshta mjaft radioaktiv tani,” tha Z.Cohen.

Ende nuk dihet nëse Donald Trump do të kthehet në menaxhimin e perandorisë së tij të biznesit, menaxhimi i së cilës iu kalua djalit të tij Eric Trump kur Donald hyri në Shtëpinë e Bardhë.

Ish presidenti u zhvendos në mëngjesin e 20 janarit në rezidencën e tij në Florida, Mar-a-Lago, ku ai ka hapur “Zyrën e Ish Presidentit” për të çuar përpara trashëgiminë e mandatit të tij të vetëm.

LEXO EDHE:

Back to top button