Protesta e djathtistëve në Beograd: Fyejnë shqiptarët – policia nuk i lejon t’i afrohen Ambasadës së SHBA-së

Forca të mëdha policore nuk kanë lejuar djathtistët serbë t’i afrohen Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, të cilët provuan të organizojë protestë në përkrahje të serbëve në Kosovë.

Sipas vlerësimeve të mediave rreth 40-50 veta ishin mbledhur për të protestuar.

“Djathtistët” kanë bërë xhiro  nga kordoni policor, përpara ambasadës amerikane, deri të selia e Televizionit “Pink”, të cilën po e akuzojnë se po akuzojnë se po raporton në interes të partisë në pushtet Partisë Progresive Serbe (SNS) të Vuçiqit, njofton REL.

Protestuesit e grumbulluar janë ndalë edhe pranë Ambasadës së Shqipërisë, duke brohoritur parullën “Kosova është zemra e Serbisë”. Ndërsa, policëve të rreshtuar përreth ambasadës u kanë thënë “shkoni në Kosovë”.

Përveç këngëve nacionaliste për Kosovën, ata kanë përdorur fjalë fyese për shqiptarët dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Damjan Knezheviq, udhëheqësi i të ashtuquajturës “Patrullat popullore”, në fjalimin e tij pranë objektit të TV “Pink”, ka ftuar serbët e Kosovës t’i bojkotojnë zgjedhjet lokale, duke porositur se të grumbulluarit aty “qëndrojnë pranë popullit [serb] në Kosovë”.

Ai deklaroi në një video në Facebook se protesta po organizohet para ambasadës sepse “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga armiqtë më të mëdhenj të qenies kombëtare dhe mbijetesës së shtetit, veçanërisht në Kosovë”.

Knezheviq ka kërkuar të prishet Marrëveshja e Brukselit, e nënshkruar në vitin 2013 në mes Kosovës dhe Serbisë dhe rekrutimin e qytetarëve të Serbisë në rast të ndonjë incidenti ndaj serbëve në Kosovë.

“Patrullat popullore” janë grupet e vetëorganizuara të djathtistëve ekstremistë, të cilat kanë filluar të shfaqen publikisht në vitin 2020 dhe në shumë raste kanë organizuar aksione kundër migrantëve në Serbi.

Protestuesit kanë mbajtur flamurin me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim” me hartën e Kosovës.

Forca të mëdha policore kanë rrethuar lagjen e Beogradit, ku janë selitë e shumë ambasadave.

LEXO EDHE:

Back to top button