Protesta masive/ Kuvendi bullgar pranoi dorëheqjen e qeverisë së Rosen Zheljazkov

Protesta masive/ Kuvendi bullgar pranoi dorëheqjen e qeverisë së Rosen Zheljazkov

Gazetare: Fatlume Dervishi

Parlamenti i Bullgarisë pranoi zyrtarisht dorëheqjen e qeverisë me 227 vota pro dhe asnjë kundër. Dorëheqje e kryeministrit bullgar Rosen Zheljazkov një ditë më parë erdhi pas javësh protestash që përfshinë vendin dhe vetëm disa javë para se Bullgaria t’i bashkohet eurozonës.

Dorëheqja e qeverisë së pakicës të drejtuar nga GERM erdhi po ashtu pak minuta para se parlamenti të votonte mocionin e mosbesimit të qeverisë të dorëzuar nga opozita për keqmenaxhim ekonomik dhe të mbështetur nga zemërimi në rritje i publikut me korrupsionin e përhapur.

Vlerësimet e mediave bazuar në pamjet e dronëve e çojnë numrin e protestuesve në mbi 100,000.

“Është një protestë për vlera, jo kundër një kundërshtari politik apo politikave specifike. Është një protestë për sjelljen dhe qëndrimin, dhe për këtë arsye bashkon pjesët më të larmishme ideologjikisht të shoqërisë bullgare”, tha Rosen Zheljazkov, Ish kryeministër i Bullgarisë.

Qeveria kishte planifikuar një buxhet për vitin e ardhshëm me taksa më të larta, rritje të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe rritje të shpenzimeve. Në thelb të frustrimit të protestuesve është roli i politikanit dhe oligarkut bullgar Delian Peevski, i cili është sanksionuar si nga Shtetet e Bashkuara ashtu edhe nga Mbretëria e Bashkuar, kurse partia e tij ishte mbështetëse e qeverisë. Peevski akuzohet se ndihmon qeverinë në krijimin e politikanëve në përputhje me interesat e oligarkëve.

Qeveria e Rosen Zheljazkov u zgjodh në janar të këtij viti pas tetë ciklesh zgjedhore në një afat prej katër vitesh, brenda të cilës periudhë nuk kishte pasur qeveri stabile.

Bullgaria do të bëjë kalimin nga monedha e tij kombëtare, leva, në euro më 1 janar, për t’u bërë anëtari i 21-të i eurozonës. Dorëheqja e qeverisë nuk do ta ndërpresë këtë proces. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button