Protesta në Sudan kundër marrjes së pushtetit nga ushtria

Protesta mbarëkombëtare shpërthyen të enjten në Sudan kundër marrjes së pushtetit nga ushtria në fund të muajit të kaluar.

Protestat që u zgjeruan në shumë rajone erdhën pavarësisht një kompromisi që u nënshkrua midis kreut të ushtrisë, gjeneral Abdul Fattah Alburhan për të rivendosur kryeministrin Abdallah Hamdok.

Protestuesit hodhën slogane anti-ushtarake dhe kritikuan marrëveshjen që u nënshkrua javën e kaluar.

Mijëra persona u mblodhën në lagjet e Khartoumit, përfshirë stacionin 40, rrugën 60, Omdurman, Bahri, Alkalakla, Alshajara dhe qytetet e Port Sudanit, Kassala, Nyala Shandi dhe pjesë të tjera të vendit.

Ndër kërkesat e tyre janë lirimi i të arrestuarve politikë dhe hetimi për vrasjen e protestuesve.
Shoqata e Profesionistëve Sudanezë (SPA) kërkoi “shembjen e grushtit të shtetit dhe marrëveshjen me kryeministrin”.

LEXO EDHE:

Back to top button