Protesta në Tiranë për vrasjen e 25-vjeçarit nga policia, plagoset një efektiv

Një efektiv policie është lënduar mbrëmjen e sotme nga protesta që po zhvillohet përpara ministrisë së Brendshme në Tiranë për vrasjen e një 25-vjeçarit nga ana e policisë ditën e djeshme. Gurët dhe sendet e tjera të forta që u hodhën nga protestuesit në drejtim të ministrisë goditën një nga efektivët që mbeti i plagosur. Efektivët e policisë nuk kanë pajisje dhe u kapën të papërgatitur për protestën. Momentet e tensionit, përplasjet dhe konfrontimet mes policisë dhe qytetarëve ishin të shumta. “Nuk ka paqe, ku ka vrasje” tha një qytetar.

Klodian Rasha u qëllua nga efektivi i policisë dhe gjeti vdekjen e menjëhershme, pasi nuk iu bind urdhrit të tij për të ndaluar, ndërsa kishte shkelur orën policore.

LEXO EDHE:

Back to top button