Protesta para Ministrisë së Financave, paralajmërohet padëgjueshmëri

Protesta para Ministrisë së Financave, paralajmërohet padëgjueshmëri

Gazetar: Adnan Qaili

Qindra të punësuar në tri institucione, për dy orë protestuan para Ministrisë së Financave. Por, kjo është vetëm një revoltë paralajmëruese për atë që do të pasoj në padëgjueshmëri në punën e tyre, pasi që u hoqën 30% të pagave. Rreth 620 të punësuar nga Ministria e Financave, Byroja për prokurime publike dhe Drejtoria për çështje pronësore-juridike për muajin dhjetor nuk do të marrin shtesën prej 30% që e morën për 11 muaj si ngritje nga vet ministri Fatmir Besimi. Ata thonë se ditëve në vijim protesta do të vazhdoj edhe te Gjykata Kushtetuese, të cilët pritet të vendosin për fatin e tyre pas festave të fund vitit.

“Gjykata Kushtetuese duhet ta dijë se nëse sjellin vendim për të mos i marr shtesat në paga, do të ketë revoltë të madhe. Drejtoria për çështje pronësore-juridike nuk do ti përpunoj shpronësimet e tokave për konzorciumin Bektel-Enka të Korridorit 8 dhe 10-d, asnjë institucion nuk do të mund të zbatoj prokurime publike, dhe ka rrezik që Ministria e Financave ta mbyll thesarin dhe asnjë i punësuar në sektorin publik të mos merr pagë”, theksoi Trpe Deanovski, Kryetar i Sindikatës SPOGJ.

Kushtetuesja ka tri mundësi veprimi në këtë rast, tu jep të drejtë punonjësve për vazhdim të marrjes së 30% të pagave duke vërtetuar se vendimi është kushtetuese; të anuloj plotësisht vendimin e ministrit për rritje pagash si jo kushtetues që në këtë rast punonjësit do duhet ti kthejnë 30% e rritjes së pagave për 11 muaj e kaluar në buxhetin e shtetit; ose të shfuqizoj vendimin, duke mos vazhduar të vlejë më tutje.
Në takimin e fundit të sindikalistëve me autoritetet kanë diskutuar mundësinë për lidhje të marrëveshjes kolektive në këtë resorë, në mënyrë që tu kthehet 30%-shi në paga, tha kryetari i SPOGJ, Trpe Deanovski.

“Ai vendim nuk duhet të jetë retroaktiv, pasi që edhe në vet Kushtetutë shkruan që masa retroaktive në ligje nuk guxon të ketë, vetëm nëse është në favor të punëtorëve dhe qytetarëve. Nëse merr një vendim të tillë Gjykata Kushtetuese do jetë precedentë në shtet sepse një i punësuar me 26 mijë denarë pagë sa i kanë këta, do të duhet ti kthejë shtesat prej 30% e gjithë vitit dhe familjet e tyre do të jenë shumë të dëmtuar”, deklaroi Trpe Deanovski, Kryetar i Sindikatës SPOGJ.

Më 5 dhjetor, Gjykata Kushtetuese pezulloi përkohësisht vendimin që doli nga neni 66, paragrafi 3 i ligjit të buxhetit, i cili mundësonte rritje 30% të pagave për këto tre sektorë. Për kushtetutshmërinë e këtij vendimi pritet të jepet edhe një mendim nga Kuvendi, pasi që interpretimi autentik i shtëpisë ligjvënëse u kontestua nga Kushtetuesja. Sipas Gjykatës Kushtetuese, një masë e përkohshme është zbatuar derisa të merret një vendim përfundimtar, që ka afat 1 muaj të koordinohet me Kuvendin. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button