Protestat në Rusi, mbi 1300 të arrestuar

Protestat në Rusi, mbi 1300 të arrestuar

" "

Mbi 1300 persona se janë arrestuar gjatë protestave në Rusi, pas vendimit të Putinit për mobizilim të pjesshëm ushtarak për të luftuar në Ukrainë. Policia ruse nuk kurseu as gratë e as të rinjtë, të cilët tërhiqeshin zvarrë rrugëve. Një pjesë e të arrestuarve u dërguan direkt si regrutë në ushtri.

Protestuesit u mblodhën në 37 qytete. Ata theksuan se është dashur shumë më herët të mbushin rrugët për t’i thënë JO luftës dhe ndal Putinit.

“Duhet të kishim frikë më herët. Më e keqja veçmë ndodhi”.

“Nuk jam e frikësuar. Nuk jam e frikësuar për asgjë. Gjëja më e vlefshme që mund të na marrin është jeta e fëmijëve tanë. Unë nuk ua jap atyre jetën e fëmijës tim. Është detyra ime të shprehë qëndrimin tim. Jo luftës”.

Nga ana tjetër shumë rusë kanë rezervuar bileta njëdrejtimëshe për t’u larguar nga Rusia. Çmimet e biletave janë rritur menjëherë.

Për eksodin masiv rus tregohet edhe në FlightRadar, një faqe interneti e njohur që merret me gjurmimin e fluturimeve. Ata publikuan një video të shkurtër që tregon trafikun ajror nga Moska dhe Shën Petersburgu. Në video shihet se trafiku është shtuar dhe shumica e fluturimeve kanë përfunduar në Turqi.

Biletat për fluturimet prej Moskës drejt Stambollit dhe Dubait janë shitur në deri 9.200 euro. Një grup me bazë në Beograd, i quajtur, Rusët, bjellorusët, ukrainasit dhe serbët të bashkuar kundër luftës, ka bërë të ditur se nuk ka më bileta për fluturimet nga Rusia në Beograd deri në mesin e muajit tetor. Rusët mund të hyjnë në Serbi pa viza. Beogradi nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë. Vendet aleate sikurse Bjellorusia dhe Kina, nuk kanë vënë po ashtu sanksione ndaj Rusisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button