Protestat në Shqipëri hynë në ditën e 60-të

Gazetare: Amila Rashiti

Në Shqipëri vazhdojnë protestat antiqeveritare, të cilat kanë hyrë tashmë në ditën e 60-të. Revolta nisi si kundërshtim ndaj ndërtimit luksoz në Zvërnec, që më pas fokusi të vendoset te qeverisja e Edi Ramës. Kryeministri shqiptar në një intervistë për median britanike “Channel 4” tha se projekti nuk synon ta shkatërrojë Zvërnecin, por ta rigjenerojë. Rama e konsideroi absurd mendimin se Shqipëria mund të ecë para me një projekt që nuk përputhet me standardet. evropiane.

“Nuk është fillimi i projektit, bëhet fjalë thjesht për rregullimet e nevojshme për kryerjen e punimeve paraprake, përpara se të lëshohet leja në bazë të vlerësimeve mjedisore, gjeologjike dhe hidrologjike”, deklaroi
Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Rama deklaroi se ka reflektuar për protestën që vijon prej 2 muajsh përpara Kryeministrisë dhe se i kupton protestuesit. Sipas tij protesta është një pasqyrë për të parë se mbi çfarë duhet të reflektohet. Për 60 ditë me radhë, qytetarët mblidhen çdo pasdite në Tiranë, duke zhvilluar tubime përpara Kryeministrisë, Parlamentit, marshime në rrugët kryesore dhe duke përsëritur të njëjtat kërkesa: largimin e kryeministrit Edi Rama, zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe ndryshimin e mënyrës së qeverisjes së vendit. Gjatë këtyre dy muajve protesta nuk kanë munguar as tensionet me Policinë, veçanërisht gjatë tubimeve pranë Kuvendit. Organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi do të vijojë pa ndërprerje edhe në ditët në vijim, duke theksuar se protesta nuk do të ndalet deri në arritjen e objektivave të shpallura./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button