Protestë e fuqishme në Londër: “Shqipëria nuk shitet!”

Protestat për Zvërnecin dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama po shtrihen në të gjithë botën, duke përfshirë Diasporën shqiptare.

Qindra qytetarë shqiptarë janë mbledhur edhe në Londër për të zhvilluar një protestë të fuqishme kundër qeverisë shqiptare dhe projektit të diskutueshëm në Zvërnec.

Emigrantët kanë mbushur sheshet e kryeqytetit britanik me flamuj kuqezi dhe pankarta në duar, duke artikuluar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij.

Protestuesit kanë kërkuar me ngulm anulimin e menjëhershëm të projektit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe kanë shkuar më tej duke kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Përgjatë tubimit paqësor, binin në sy mesazhet e forta në pankarta ku shkruhej: “Shqipëria nuk shitet” dhe thirrje drejtuar drejtësisë si “Rama në burg, Berisha në burg”.

Kjo revoltë e shqiptarëve në Londër vjen si pjesë e një vale më të gjerë mbarëkombëtare në diasporë, pasi tubime të ngjashme kundër politikave të qeverisë janë zhvilluar gjatë këtyre ditëve edhe në qytete të tjera europiane si Milano, Firence, Berlin, Mynih dhe qytete të tjera botërore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

LEXO EDHE:

Back to top button