ISHP në qendër të skandalit: paga të dyfishuara dhe shtesa të dyshimta prej 88 mijë denarësh
Shumë pak dmth dy apo tre persona të cilët fare nuk kanë ardhur në punë. Të tjerët u larguan me arsyetimin se nuk kanë kohë të qëndrojnë sepse unë normalisht kërkova nga ora 07:30 kur fillon orari i punës deri në përfundim të orarit. Ata thonë jo nuk mundemi kështu, nuk mundemi të lëvizim e të dalim, ne kemi punë tjetër dhe vet u larguan, tha Marija Andonovska – Drejtoreshë e ISHP.
Ligjet janë shumë të qarta dhe duhet të respektohen. Nëse nuk vini në punë kuptohet se duhet të shkosh në shtëpi pas tre ditësh, s’ka logjik as të diskutojmë për këtë. Ne vetëm se kemi filluar si ministri me finger printin dhe është funksional. Unë vet si ministër bëj check-in dhe check-out çdo dit kur vij në punë që të tregojmë se mundemi dhe me një sistem i cili nuk do të na kontrollojë por do të vendosë rend të funksionojmë, deklaroi Azir Aliu – Ministër i Shëndetësisë. /Alsat.mk






